Vërshimet në Kosovë, ministri Sveçla thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla është deklaruar mbi gjendjen e krijuar në vend si pasojë e vërshimeve që kanë ndodhur në disa komuna.

Sveçla ka njoftuar se ekipet e menaxhimit të emergjencave që nga orët e hershme të mëngjesit ndodhen në terren dhe kanë reaguar në të gjitha rastet e evidentuara.

“Sapo kam pranuar raportin nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave rreth gjendjes së krijuar me ç’rast konfirmohet se në zonën e Dukagjinit kemi dëme të ndryshme nga vërshimet. Momentalisht, situata është duke u menaxhuar dhe është në monitorim të vazhdueshëm nga Qendrat Emergjente në të gjitha komunat”, ka thënë ai.

Për më tepër ministri Sveçla iu bën thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar,

“Për çdo problem lidhur me situatën e krijuar nga vërshimet ata mund të thirrin përmes numrit emergjent 112, ndërkohë që qendrat operative emergjente janë në detyrë dhe në gjendje gatishmërie për t’iu dalë në ndihmë”, shkroi ministri në llogarinë e tij në Facebook.

/Telegrafi/

Read Previous

Sejdiu: “Situata në Gjakovë aktualisht nën kontroll, nëse vazhdojnë reshjet priten vërshime”

Read Next

Nis Kupa e Botës në futboll