Vera në Europë nis me një valë të re infeksionesh me COVID-19

Vendet europiane po shohin një rritje të ndjeshme të rasteve pozitive me Covid-19 dhe llojeve të tjera të varianteve të saj. Kjo ka shtuar frikën e mjekëve të cilët janë thuajse të sigurtë që sezoni veror do të shoqërohet me numër të shtuar infeksionesh, duke qenë se këtë vit mungojnë dhe masat anti-Covid. 

Sipas ekspertëve, të European Centre for Disease Prevention and Control (ECDC) variantet më dominante në të gjithë Europën kanë qenë BA.4 dhe BA.5 teksa rastet vijojnë të rriten gjithnjë e më tepër. 

Infeksionet e shtuara janë vënë re në Portugali, Gjermani, Francë dhe Spanjë. Sidoqoftë, deri më tani është vënë re se asnjëri prej varianteve të përmendura nuk ka rezultuar me simptoma të rënda apo fatalitete.

Burimi: CNN, BBC, Euronews

Read Previous

42 vende aleate të Ukrainës në shënjestër të sulmeve kibernetike ruse

Read Next

Osmani pyetet nga shefja e BE-së edhe për Dua Lipën (VIDEO)