42 vende aleate të Ukrainës në shënjestër të sulmeve kibernetike ruse

Në kuadër të sulmeve të pandërprera kibernetike kundër Ukrainës, hackerët rusë të mbështetur nga shteti janë përfshirë në “spiunazh strategjik” kundër qeverive, organizatave studimore e humanitare, dhe bizneseve në 42 vende që mbështesin Kievin. Të paktën këtë deklaroi Microsoft gjatë një raporti të publikuar së fundmi.

“Që nga fillimi i luftës, Rusia ka qenë e sukseshme në 29% të rasteve në sulmet e saj kibernetike ndaj aleatëve të Ukrainës, duke vjedhur të dhëna në të paktën 25% të ndërhyrjeve të suksesshme në rrjetet e këtyre entiteteve”, -thotë në raport Presidenti i kompanisë Microsoft, Brad Smith.

Gati dy të tretat e objektivave të spiunazhit kibernetik përfshinin vendet anëtare të NATO-s. Shtetet e Bashkuara ishin objektivi kryesor dhe Polonia, kanali kryesor i ndihmave ushtarake që shkojnë në Ukrainë, ishte objektivi numër 2 i sulmeve kibernetike të Rusisë. Në dy muajt e fundit, Danimarka, Norvegjia, Finlanda, Suedia dhe Turqia kanë parë rritje të sulmeve kibernetike ruse.

Microsoft tha se mbrojtja kibernetike e Ukrainës “rezultoi të ishte më e fortë” në përgjithësi sesa aftësitë e Rusisë në “valët e sulmeve kibernetike shkatërruese kundër 48 agjensive dhe ndërmarrjeve të veçanta ukrainase”.

Burimi: CNN, BBC

Read Previous

Shkencëtarët thonë se njerëzit do mund të jetojnë deri në 130 vjeç!

Read Next

Vera në Europë nis me një valë të re infeksionesh me COVID-19