• 1 July, 2022

Osmani pyetet nga shefja e BE-së edhe për Dua Lipën (VIDEO)

Sot, në takimin me liderët e shteteve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, presidentja e Republikës së Kosovës pyetet nga shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, edhe për Dua Lipën, shkruan KultPlus.

Ursula: Si është Dua Lipa?

Osmani: Ajo është mjaft mirë dhe fatmirësisht ne do të ju kemi juve prezentë në kohën kur Sunny Hill Festival do të mbahet në Kosovë ku dhe ajo po krijon një “line-up” të artistëve.

Tutje, presidentja Osmani ju kthehet edhe dy burrave anash edhe i fton edhe ata ne festival.

Osmani: Ju jeni të gjithë të ftuar.

Presidentja Osmani ne videon e publikuar ne rrjete sociale ka shkruar gjithashtu se përkrahja e miqve tanë është vendimtare për ecjen tonë përpara në rrugën evropiane.

Read Previous

Vera në Europë nis me një valë të re infeksionesh me COVID-19

Read Next

Zelensky krahason sulmin rus me atë të Hitlerit