Vendimi për dinarin, Osmani dhe Hovenier diskutojnë për propozimet që ofrojnë zgjidhje për planin e tranzicionit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti të enjten në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka diskutuar ndër të tjera edhe për Rregulloren e re të BQK-së, e cila ndalon përdorimin e dinarit serb.

Sipas Presidencës, Osmani e Hovenier fokus të veçantë i kanë dhënë propozimeve të cilat ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme për planin e tranzicionit për zbatimin e kësaj rregulloreje.

“Duke diskutuar për aspekte të ndryshme të bashkëpunimit bilateral, Presidentja Osmani ripotencoi mirënjohjen e thellë për mbështetjen e përhershme të SHBA-ve për sovranitetin, kushtetueshmërinë dhe integritetin territorial të Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

Në mes tjerash, në takim u diskutua po ashtu edhe për bashkëpunimin për sa i përket agjendës ndërkombëtare në muajt në vijim si dhe për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

/Telegrafi/

Read Previous

Inflacioni në Shqipëri mbi mesataren e BE-së, rritet me 4 për qind

Read Next

Zbulohen dy efekte anësore të rralla nga vaksinat anti-COVID nga studimi i 99 milionë personave