Nga “Washington Post” te CNN, mediat botërore raportojnë për verdiktin në Hagë
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka reaguar pas vendimit të sotëm në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Peleshi e cilësoi vendimin si të padrejtë dhe deklaroi se ai nuk mund të njollosë, sipas tij, figurat e luftës së Kosovës dhe vetë luftën e UÇK-së.
“Vendimi i sapomarrë ndaj udhëheqësve të UÇK-së: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit nuk i njollos dot heronjtë e Kosovës dhe luftën e saj”, shkroi Peleshi.
Ai shprehu mbështetjen e tij për ish-krerët e UÇK-së dhe Kosovën.
“Sot dhe gjithmonë, qëndrojmë krah tyre, krah luftës së drejtë të UÇK-së dhe krah Kosovës së lirë, të pavarur dhe demokratike”, u shpreh Peleshi.
Në fund të reagimit, Kryetari i Kuvendit përdori edhe hashtagun “#PADREJTËSI”, duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë. /Albanianpost.com