Vdes një person, dyshohet se ra në ashensor

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë.

Një burrë 54-vjeçar ka vdekur në rrugën “Isa Boletini”, në lagjen Dardania.

Policia ka iniciuar rastin si “Hetim i Vdekjes”.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, tha Ahmeti.

Burimet e Klankosova.tv bëjnë me dije se viktima dyshohet se ka rënë në ashensor./klankosova

Read Previous

​Bullgaria dërgon rreth 100 ushtarë në KFOR

Read Next

Bayern Munich i vendos afat Daviesit për ta sjell në tavolinë ofertën e Real Madridit