Vazhdon rritja e çmimit të naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 1 gusht.

Sipas vendimit të MINTI-t sot çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.77 euro për litër, duke shënuar kështu rritje të konsiderueshme prej 3 centë në krahasim me të premten, sa ishte 1.74 euro.

Benzina sot është 1.51 euro për litër, njëjtë me të premten.

Po ashtu edhe gazi është me çmim të njëjtë, si të premten, me 0.60 euro për litër. /Telegrafi/

Read Previous

Evropa në luftë me zjarret – alarm i kuq në Greqi, mijëra të evakuuar në Francë

Read Next

​Nga suksesi ekipor te vlerësimi individual, Kosova shkruan histori në paravolejboll