Vazhdojnë pasojat e sulmit kibernetik në Shqipëri, hakerat publikojnë listën e personave të dyshuar për krime

Faqja e hakerave “Homeland Justice” ka publikuar dokumente të tjera nga skedarët e policisë. Bëhet fjalë për të gjithë informacionin policor në sistemet e mbyllura për personat e dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale apo të dyshuar kontingjentë.

Me këtë publikim, çdo person i përfshirë në veprimtari kriminale mund të kërkojë dhe të shikojë sesi e paraqet policia shqiptare atë në sistemin e kërkimit, raporton A2 CNN.

Rreth 2 javë më parë, grupi i hakerave iranianë, publikoi video nga disa pika kufitare dhe dhoma shoqërimi në komisariate, ndërsa më herët ata kishin publikuar të gjithë postën elektronike të ish-drejtorit të përgjithshëm, Gledis Nano.

Që prej vitit 2021 autoritetet shqiptare janë përballur me sulmet kibernetike, ndërsa hakerat iranianë vijojnë të publikojnë të dhënat dhe databaza të mbyllura të policisë.

/A2 CNN/

Read Previous

Tridhjetë ditë paraburgim ndaj një personit që ngacmoi seksualisht të miturën në Gjakovë

Read Next

Roy Keane: Manchester United nuk respekton Cristiano Ronaldon