Valon Berisha mungon kundër Suedisë

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se Valon Berisha nuk do të paraqitet ndaj Suedisë.

Përfaqësuesja jonë do të përballet me suedezët në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Botës që mbahet në Katar në vitin 2022.

FFK njoftoi se
“Mesfushori Valon Berisha pas një lëndimi do të mungojë në ndeshjen e nesërme kundër Suedisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin, Katari 2022”.

“Ndërkohë, stafi mjekësor i Kombëtares është duke e bërë të pamundurën që Valon Berisha të riaftësohet me kohë për ndeshjen kundër Spanjës më 31 mars”, thuhet në njoftim.

Për Kosovën kjo do të jetë ndeshja e parë kualifikuese, e që luhet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Read Previous

Çfarë i bën saktësisht trurit tuaj konsumi i alkoolit, shpjegon Dr.Willeumier

Read Next

Mbi 13 mijë raste aktive me COVID-19 në vend