Ushtria izraelite urdhëron mbylljen 45-ditore të zyrës së Al Jazeera

Ushtarët izraelitë kanë bastisur zyrën e Al Jazeera-s në Ramallah në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe kanë urdhëruar rrjetin e lajmeve me bazë në Doha që të mbyllë veprimtarinë.

Ushtarët izraelitë të armatosur rëndë dhe të maskuar hynë me forcë në ndërtesën ku është zyra e Al Jazeera dhe ia dorëzuan urdhrin e mbylljes 45-ditore shefit të zyrës së rrjetit në Bregun Perëndimor Walid al-Omari herët të dielën.

Shefi i zyrës së Al Jazeera tha se urdhri i mbylljes së ushtrisë izraelite akuzonte rrjetin për “nxitje dhe mbështetje të terrorizmit”.

Forcat izraelite hodhën gaz lotsjellës në afërsi të zyrës së Al Jazeera dhe rrethrrotullimit Manara në zemër të qytetit të pushtuar të Bregut Perëndimor.

Ushtarët izraelitë konfiskuan kamerat e tyre. Automjetet ushtarake izraelite janë larguar nga Ramallah pas bastisjes./Albanianpost.com

Read Previous

Parandalohet kontrabanda me mallra

Read Next

Fituan derbin e Stambollit, Icardi thumbon Mourinhon