Ushtria amerikane kundër karteleve? Meksika i thotë jo planit të Trump

Meksika ka mohuar se ushtria amerikane do të hyjë në territorin e saj, pas raportimeve se presidenti Donald Trump kishte urdhëruar Pentagonin të sulmonte kartelat latine të drogës.

“Shtetet e Bashkuara nuk do të vijnë me ushtri në Meksikë”, tha presidentja Claudia Sheinbaum, duke shtuar se bashkëpunimi mes dy vendeve ekziston, por një invazion është i përjashtuar plotësisht.

Raporti i New York Times zbuloi se Trump ka firmosur në fshehtësi një direktivë për përdorimin e forcës ushtarake jashtë vendit, duke i hapur rrugë operacioneve direkte ushtarake kundër kartelave, përfshirë edhe në det dhe tokë të huaj.

Megjithatë, qeveria meksikane thekson se nuk është përfshirë në asnjë marrëveshje që përfshin praninë e trupave ushtarake amerikane në vend, dhe thekson se ndarja e kartelave si organizata terroriste nuk është arsye për të cenuar sovranitetin e Meksikës.

Në muajt e fundit, Meksika dhe SHBA-të kanë punuar së bashku për të frenuar trafikun e drogës dhe emigracionin ilegal në kufirin mes dy vendeve, duke regjistruar rënie të ndjeshme të kalimeve dhe sekuestrimeve të drogës./tvklan.al

Read Previous

Thierry Henry: Është turp që Steven Gerrard nuk e fitoi kurrë Topin e Artë

Read Next

Nga Lufta e Ftohtë te epoka e re: Takimet historike mes presidentëve amerikanë dhe rusë