Ushtarët e FSK-së me performancë të lartë garën “Luftëtari më i mirë” në Iowa të ShBA-së

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) përmes një njoftimi ka treguar se pjesëtarët e saj Agron Bojku dhe Emir Ahmetaj në garën e “Luftëtari më i mirë” në Ajova të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë treguar performancë të lartë duke përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë.

Renditja e ushtarëve të FSK-së në këtë garë në kategorinë e ushtarëve OR3 dhe OR5 ishte e katërta përkatësisht e pesta.

“Partneriteti me Ajova është një nga partneritet më të suksesshme që ka krijuar mundësi për t’u trajnuar e shkëmbyer përvojat së bashku, gara e “Luftëtari më i mirë” është në garë vjetore ku pjesëmarrësit sfidohen në disa disiplina ushtarake, si ato fizike e taktike dhe vlerësimi bëhet për secilën disiplinë. Ushtarakët nga FSK-ja, treguan disiplinë dhe së bashku me pjesëmarrësit tjerë shkëmbyen përvojat e tyre, falë angazhimit disiplinës dhe përkushtimit ata radhitën ndër më të mirët, në kategorinë e ushtarëve OR3 Emir Ahmetaj u rendit i katërti, ndërsa OR5 Agron Bojku në kategorinë e nënoficerëve u rendit i pesti”, thuhet në njoftim.

Kjo garë sipas FSK-së, sfidon pjesëmarrësit në: testim fizik, kualifikimi me armë M4, gjuajtje stresuese me M4 dhe M17, navigim tokësor ditën dhe natën, detyrat e luftëtarit, poligoni me pengesa, hedhja e granatës, paraqitja para bordit, marshimi me pesha në 20 km dhe detyra tjera të luftëtarit. /Reporteri.net/

Read Previous

Kush nuk shkon në kontrollin e planifikuar mjekësor do të gjobitet me 5 euro

Read Next

Marsi 2024 më i nxehti në histori, shkencëtarët: Bota është në një territor të paeksploruar