Ulutash: Amerika, kontribuesi kyç në KFOR për stabilitet e siguri të Kosovës dhe gjithë rajonit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kontribuuesit kyç në misionin e KFOR-it në Kosovë. Kështu u shpreh Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash.

Ai u pyet se si do të ndikojë procesi i optimizimit në praninë amerikane në KFOR.

“ShBA mbetet kontribuues kyç në KFOR dhe janë plotësisht të përkushtuar të vazhdojnë kontributin e tyre për siguri të qëndrueshme në gjithë territorin e Kosovës dhe stabilitet në mbarë Ballkanin Perëndimor. Unë dhe i gjithë personeli i KFOR-it nën komandën time mbetemi plotësisht të përkushtuar në misionin tonë”.

Ulutash foli edhe për bashkëpunimin e ardhshëm të misionit që ai udhëheqë me Policinë e Kosovës dhe me FSK-në pas përfundimit të procesit të optimizimit.

“Pikë së pari, KFOR-i veçse ka një koordinim të gjatë dhe të ngushtë dhe efektiv me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in si reagues të sigurisë. Ky bashkëpunim është thelbësor për të vazhduar, siguruar dhe garantuar një mjedis që qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë. Sa i përket FSK-së, mbështetja jonë mbetet e fokusuar në mandatin e forcës që është origjinal për mbrojtje civile. Kjo realizohet kryesisht përmes një strukture të veçantë dhe plotësuese të udhëhequr nga NATO që quhet Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s që është i bashkëvendosur në selinë e KFOR-it në kampin Film City”.

“Ky bashkëpunim do të vazhdojë në mënyrë të pandërprerë. Vetëm kohët e fundit, bashkë me EULEX-in, e kemi pasur një stërvitje të përbashkët të quajtur ‘Golden Sabre 2026’. Kjo stërvitje na mundësoi të testojmë të gjitha kapacitetet për menaxhimin e krizave, aftësive dhe procedurave në një sërë skenarësh të sigurisë, përfshirë edhe ato që lidhen me trajtimin dhe asgjësimin e sigurt të mjeteve plasëse dhe mjeteve të rrezikshme”, u shpreh Komandanti i KFOR-it në Klan Kosova.

Read Previous

Bllokada politike paralizon institucionet, 24 agjenci funksionojnë me mandate të skaduara ose jo të plota

Read Next

Mourinho merr vendimin përfundimtar për Vinicius pas interesimit nga Arsenali