Ulëza, e dalë prej harresës falë investimeve të Rilindjes Urbane

Ulëza, e cilësuar si perla e Shqipërisë, një qytezë e vogël e rrethuar nga fshatra turistikë me një natyrë përrallore, është kthyer tashmë një destinacion për turistët vendas e të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Ulëza e dalë tashmë prej harresës falë investimeve të Rilindjes Urbane.

“Ulëza e Matit me një bukuri përrallore, rënë si nga qielli mes liqenesh e pyjesh dhe dalë prej harresës falë investimeve të Rilindjes Urbane, sot po tërheq gjithnjë e më shumë turistë vendas e të huaj”, tha Rama.

I pozicionuar midis bashkive Mat dhe Mirditë, ndodhet parku rajonal i liqenit të Ulëzës me një sipërfaqe prej 4 206 hektarësh që shtrihet në të gjithë kurorën e liqenit të Ulëzës dhe Shkopetit në një lartësi 400 m mbi nivelin e detit.

Qeveria shqiptare dhe Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës (CEB) kanë realizuar investime për ndërtimin e kanalizimeve dhe depurifikimin e ujërave të zeza, ndërtimin e ujësjellësit dhe sistemin e shpërndarjes së ujit të pijshëm, rikonstruksionin e sheshit qendror dhe fasadat e ndërtesave shtetërore.

Këto investime të qeverisë shqiptare dhe CEB-it kapin shifrën totale prej 168 milionë lekësh.

Pas shpalljes Park Natyror Rajonal rreth pesë vite më parë, tashmë Ulëzën e vizitojnë edhe turistë që vijnë nga qytete të tjera të vendit, si dhe turistë të huaj nga Italia, Franca, Gjermania, Çekia e Polonia.

Krahas frenimit të migracionit të popullsisë së zonës brenda ose jashtë vendit, shndërrimi i Ulëzës në një destinacion të mirëfilltë turistik pritet të nxisë zhvillimin e ekonomive familiare, si për shembull nëpërmjet ndërtimit të bujtinave për turistët, shitjes së punimeve artizanale, produkteve bujqësore, etj./ atsh / KultPlus.com

Read Previous

ZKA-ja gjen mangësi në metodologjinë e vlerësimit të nxënëseve dhe moszbatim të kërkesave së kurrikulës

Read Next

Ra nga kategoria, Gega largohet nga Skënderbeu tri ndeshje para fundit