Ukraina dhe Letonia nënshkruajnë marrëveshje sigurie 10-vjeçare

Ukraina dhe Letoni kanë nënshkruar një marrëveshje sigurie 10 vjeçare, e cila do të rrisë mbështetjen vjetore ushtarake të Letonisë për Ukrainën në 0.25% të PBB-së.

“Letonia do të ndihmojë Ukrainën me mbrojtjen kibernetike, çminimin, si dhe mbështetjen për anëtarësimin e Ukrainës në BE dhe NATO”, shkroi Volodymyr Zelenskyy në X.

“I jam mirënjohës mikut dhe partnerit tonë, Letonisë. Kjo është pikërisht specifika dhe parashikueshmëria që kërkon lufta jonë për liri dhe pavarësi.”

Presidenti ukrainas ndodhet sot në Lituani për një vizitë të papritur, si dhe pritet të nënshkruajë një marrëveshje sigurie me Vilnius.

/abcnews.al

Read Previous

1154 disqe me afat të skaduar për prerjen e hekurit dhe betonit asgjësohen nga Inspektoriati

Read Next

Begaj pret përfaqësuesit e Parlamentit suedez me origjinë nga Kosova