Në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut u zhvillua sot eventi UFC-322 në artet marciale mikse, që dhuroi spektakël në kafaz me dy duele për titullin kampion bote në artet marciale mikse.
Rusi Islam Makhachev fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve sfidën ndaj australianit Jack Dalla Maddalena, duke rrëmbyer titullin e peshës “welterweight” (pesha 77kg) dhe duke u bërë kampion i dyfishtë i botës (mban edhe titullin e peshës ssë lehtë (pesha 71kg).
Një duel i dominuar nga rusi, që pati epërsi në të pestë raundet, ndaj dhe gjyqtarët ia dhanë të tri fitoren me të njëjtin rezultat (50-45, 50-45, 50-45). Maddalena u përpoq të rivalizojë, por pa mundur të bëjë diferencën ndaj rusit, që tani mban dy tituj kampionë bote.
Makhachev ishte më i saktë në gjuajtjet e tij, duke e vënë në vështirësi rivalin. Për rusin ky është suksesi i 28 në karrierë (ka edhe 1 humbje), ndërsa për Maddalena kjo është humbja e tretë në kafaz (ka edhe 18 fitore).
Edhe mbrojtja e rusit ishte e mirë, duke mos lejuar rivalin australian të godasë shpesh. Në raundin e pestë ai realizon edhe një “takedoën”, duke vulosur suksesin, ndërsa australiani nuk arriti dot për asnjë moment të ishte superior në kafaz.
Valentina Shevchenko fiton duelin mes dy kampioneve të botës dhe mbron titullin
Lufëtarja peruane Valentina Shevchenko mbrojti sot titullin kampion bote të peshës “flyweight” (pesha 57kg), pas fitores me vendim unanim të gjyqtrarëve ndaj kinezes Weili Zhang. Dueli mes dy kampioneve të botës në MMA u zhvillua në Nju Jork, në eventin UFC-322.
Të dyja luftëtaret zhvilluan një përballje të mirë, por Shevchenko ishte më superiore në kafaz, në një peshë ku ajo është e pamposhtur, duke mbrojtur titullin kampion. Zhang, që është kampione në peshën “strawweight” (pesha 52kg), synoi titullin e dyfishtë, por pa sukses.
Të tri gjyqtarët i dhanë fitoren Shevchenko (50-45, 50-45, 50-45), rezultat që tregon qartë epërsinë e kampiones në të pestë raundet. Që në raundin e parë Shevchenko tregoi epërsi, duke e vënë në vështirësi rivalen kineze. Zhang u përpoq të godasë, por pa sukses, teksa peruania e kontrolloi sfidën.
Për Shevchenko ky është suksesi i 26 në kafaz (ka edhe 4 fitore e 1 barazim), ndërsa për Zhang është humbja e 4-t në karrierë (ka edhe 26 fitore). Një triumf i merituar për Shevchenko në një përballje mes dy sportistesh veteran në kafaz, që konfirmohet e padiskutueshme në peshën e saj. /Telesport.al/





