UEFA mund ta ndalojë Juventusin nga garat evropiane pas heqjes së pikëve në Serie A

Juventusi thuhet se është në rrezik të pezullimit nga garat evropiane pasi mori një zbritje prej 15 pikësh në Serie A ditëve të fundit.

Bianconerëve u janë hequr 15 pikë për parregullsi financiare, në një provë që shqyrton vlerat e tyre të fryra të transferimeve midis 2019 dhe 2021.

Sipas La Gazzetta dello Sport, UEFA mund ta ndalojë Juventusin nga garat evropiane për shkak të ‘sjelljes josportive’ që del nga përgjimet që ‘frymuan’ vendimin e FIGC të së premtes.

Kjo nuk është e gjitha për Zonjën e Vjetër, e cila mund të përballet me një gjyq të ri sportiv me akuzën se ka paguar pagat ‘nën tavolinë’ pas kulmit të pandemisë COVID-19.

Nëse vërtetohet se Juventusi paguante fshehurazi pagat, duke mos lënë asnjë gjurmë në pasqyrat e tyre financiare, UEFA do të rishikojë marrëveshjen e zgjidhjes duke marrë parasysh shifrat e reja në bilancin e tyre.

Juventusi u gjobit me 3.5 milionë euro në vitin 2021 për mosrespektimin e parametrave të FFP-së, por do të rritet në 23 milionë euro nëse gjigantët e Serie A nuk përmbushin kriteret financiare të UEFA-s brenda tre viteve të ardhshme dhe mund të përjashtohen nga garat evropiane për më shumë se një sezon, varësisht nga sa humbasin.

Ndalimi i mundshëm do të jetë i vlefshëm vetëm pasi Juventusi të kualifikohet në garat evropiane. Kjo do të thotë që nëse ata nuk përfundojnë në top shtatëshen e këtij sezoni, dënimi nuk do të zbatohet në sezonin 2023/24, por do të fillojë pasi bardhezinjtë të kthehen në Evropë. 

/Telegrafi/

Read Previous

Reshjet e borës bllokuan rrugën e Arbërit, situata sot më e qetë

Read Next

Haxhiu: Në shkollën “Dy Dëshmorët” po bëhen rregullime falë ndihmës së prindërve dhe bashkëpuntorëve