U lidh me Real Madridin, Arteta tregon detaje për të ardhmen e tij

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka hedhur poshtë spekulimet për të ardhmen e tij larg klubit londinez, pasi u lidh me Real Madridin.

Arteta e ka udhëhequr skuadrën londineze drejt pozitës së parë në Ligën Premier, deri më tani këtë sezon.

Megjithatë, raportet e mediave në Spanjë e kanë lidhur Artetën me punën e Real Madridit për sezonin e ardhshëm si pasues i Carlo Ancelottit.

Duke folur për thashethemet në një konferencë për shtyp, Arteta shtoi se është i fokusuar plotësisht te Topçinjtë.

“Janë gjëra që menaxherët apo lojtarët nuk mund të kontrollojnë atë që shkruhet”, ka thënë fillimisht Arteta.

“Ajo që mund të them është se jam plotësisht i fokusuar në atë që po bëj këtu dhe jashtëzakonisht krenar dhe mirënjohës që bëj atë që po bëj në këtë klub futbolli.

“Kjo është e gjitha”, përfundoi trajneri i Arsenalit. /Telegrafi/

Read Previous

Inteligjenca Artificiale po pushton rrjetin, studimi: 20 profesione do të zhduken së shpejti

Read Next

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë shumë më gjatë