Trumpi nënshkruan urdhrin për “riformësim të Ushtrisë”

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar katër urdhra ekzekutivë, që, sipas tij, do ta riformësojnë ushtrinë amerikane. Ndër vendimet është ndalimi i formulimit të politikave për pjesëtarët trasngjinorë në forcat ushtarake amerikane, por se kjo nuk përbën përjashtim të menjëhershëm.

Tjetri vendim është rikthimi i më shumë se 8000 shërbyesve që ishin larguar për shkak të refuzimit të vaksinimit ndaj COVID-19.

I treti vendim është ndalimi i iniciativave për diveristet, barazi dhe përfshirje në ushtri. Kjo nënkupton se s’do të ketë avantazhe bazuar në raca apo gjini, për t’u futur në ushtri.

Vendimi i katërt është ndërtimi i një “Iron Dome” amerikan – i ngjashëm me atë që e ka Izraeli.

Urdhrat janë nënshkruar nga Trumpi gjatë një fluturimi që pati të hënën vonë./Koha.net

Read Previous

Netanyahu shpreson të takohet me Trump në Washington

Read Next

Haaland ka një klauzolë që do ta lejojë atë të zgjedhë klubin e tij të ardhshëm