Tremujori i fundit për Tinder-in me të ardhura marramendëse

Aplikacioni i takimeve online, Tinder, i kompanisë Match Group, tejkaloi vlerësimet e të ardhurave për tremujorin e fundit, pasi më shumë përdorues morën abonime me pagesë.

Match Group, përveç Tinder-it, zotëron edhe aplikacione të tjera duke përfshirë Hinge dhe OKCupid.

Kompania publikoi të martën e 1 nëntorit të ardhurat dhe rezulton se aksionet e tyre u rritën me 16 për qind.

Rezultatet janë një lajm i mirë për Tinder-in, i cili ka pasur probleme këtë vit për shkak të ndryshimeve ekzekutive.

Në gusht, shefi ekzekutiv, Renate Nyborg-i, dha dorëheqjen pas një viti në detyrë.

Inflacioni dhe shqetësimet për koston e jetesës kanë shkaktuar gjithashtu presion mbi shpenzimet në aplikacione.

Pavarësisht kësaj, të ardhurat e kompanisë arritën në 810 milionë dollarë për tre muaj deri më 30 shtator.

Sipas të dhënave të analistëve të “Refinitiv”, ofrues e të dhënave dhe infrastrukturës së tregjeve financiare, vlerësimi mesatar arriti rreth 793 milionë dollarë.

Megjithatë, kompania parashikoi rritje të qëndrueshme të të ardhurave për Tinder-in në tremujorin e ardhshëm.

Shefi ekzekutiv, Bernard Kim, dhe shefi i financave, Gary Swidler, paralajmëruan se një dobësim i ekonomisë globale po godet kompanitë e Match-it, të cilat u shërbejnë konsumatorëve me të ardhura më të ulëta.

Numri i përdoruesve që paguanin për të përdorur Tinder-in u rrit me shtatë për qind dhe të ardhurat u rritën me gjashtë për qind, të ndihmuar nga rikthimi i një risie që i lejon personat të përdorin aplikacionin në kompjuterët e tyre.

Tinder-i ofron tre nivele të shërbimit të tij të abonimit me pagesë, të cilat u japin përdoruesve veçori të tilla si pëlqime të pakufizuara dhe në disa nivele, i lejojnë përdoruesit të shohin se kush i ka “pëlqyer” ata.

Match-i po planifikon të bëjë reduktime në lidhje me shpenzimet e marketingut dhe numrin e punonjësve.

Kompania gjithashtu shtoi se ata janë në kërkim të një Kryeshefi Ekzekutiv (CEO), një pozicion që është vakant. /Albanianpost.com

Read Previous

Historia e Kosovës përmes fotove, hapet ekspozita “Mos Harro” në Tiranë

Read Next

KMDLNj kritikon Kurtin: Para Schlozit dhe Macronit, është dashur t’i drejtohet qytetarëve të Kosovës