Trajneri i kombëtares së Shqipërisë bëhet qytetari më i ri i Lushnjës

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho është bërë qytetari më i ri i Bashkisë së Lushnjës.

Braziliani ka marrë zyrtarisht pasaportën shqiptare, duke zgjedhur Lushnjën si qytetin e tij të ri.

Në fakt, prej kohësh ishte e ditur se trajneri kuqezi do të merrte pasaportën shqiptare. Një lajm i cili u bë publik disa muaj më parë.

Sylvinho tani po pritet me interes të shtuar pasi është gati të publikojë listën me lojtarët e ftuar në Euro 2024.

Në shortin e hedhur në Hamburg të Gjermanisë në dhjetor 2023, kuqezinjtë u vendosën në Grupin B së bashku me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë ndaj Italisë më 15 qershor në stadiumin e “Signal Iduna Park” të Borussia Dortmund-it, ndërsa më 19 qershor do të përballet me Kroacinë në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”.

Ndeshja e fundit e grupit do të jetë ajo ndaj Spanjës, që do të luhet më 24 qershor në stadiumin “Düsseldorf Arena”.

Turneu final i UEFA Euro 2024 është planifikuar të zhvillohet nga 14 qershori deri më 14 korrik 2024./Albanianpost.com

Read Previous

Nesër mbahen homazhe në nderim të burgosurve të vrarë në burgun e Dubravës

Read Next

Sipas statistikave, Tirana destinacioni i tretë më i preferuar në botë për t’u vizituar