Tiranë – Polici vrau kolegun me pesë plumba meqë ai u tall me të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Tiranë, ku u raportua se një polic ka qëlluar për vdekje kolegun e tij.

Gazetari i Klan News, Besart Bajraktaraj, ka thënë për Edicionin Special se autori i vrasjes L. Z. ishte rreth 22 deri 25 vejc, ndërkaq viktima Q. S. ishte 55.

Sipas informacioneve të mbledhura nga gazetari Bajraktaraj, L. Z. e qëlloi viktimën me pesë plumba, pasi, siç ka deklaruar ai, viktima ishte tallur me të sa ishin duke u përgatitur për të marrë turin e tretë në komisariat.

Pra, sipas grupit hetimor, e gjithë ngjarja ka ndodhur brenda komisariatit pas një konflikti verbal mes tyre.

Ndërkaq, pak çaste pas raportimit për këtë ngjarje, një tjetër incident kishte ndodhur me një tjetër polic, i cili thuhet se në gjendje të dehur kishte qëlluar me armë një qytetar. I plagosuri sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

/Klankosova.tv

Read Previous

Sot mblidhen gjashtë komisione

Read Next

Nagavci për kërkesat e SBASHK-ut: Çdo orë e humbur duhet të kompensohet