“Thaçi u dërgon të fala nga zemra të gjithëve që u bëtë zëri i fuqishëm kundër padrejtësisë”

Abelard Tahiri, anëtar i Kryesisë së PDK-së, ka njoftuar se ka vizituar në Hagë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, pas vendimit të Gjykatës Speciale.

Në një reagim në Facebook, Tahiri ka treguar se vizita e kësaj radhe kishte një peshë tjetër emocionale krahasuar me udhëtimet e shumta që ka bërë drejt Hagës përgjatë gjashtë viteve të fundit.

“Ky është një tjetër rrugëtim drejt Hagës, pas kaq shumë udhëtimesh gjatë këtyre gjashtë viteve. Por kësaj here ishte ndryshe. U mërzita shumë kur e takova Presidentin pas vendimit të padrejtë”, ka shkruar Tahiri.

Pavarësisht vendimit të fundit, Tahiri shkroi se Thaçi vazhdon të jetë i qetë dhe i fortë, duke shprehur besim se procesi në Apel do të sjellë një rezultat tjetër.

“E megjithatë, ai ishte i qetë, i fortë dhe i sigurt. Me besimin se drejtësia do të triumfojë dhe se Apeli do ta korrigjojë këtë padrejtësi”, ka shkruar ai.

Tahiri ka bërë të ditur se gjatë takimit Thaçi ka përcjellë edhe një përshëndetje për qytetarët që po protestojnë në Prishtinë.

“Ai ju dërgon të fala nga zemra, secilit prej jush që jeni në sheshin e Prishtinës dhe që u bëtë zëri i fuqishëm kundër padrejtësisë”, ka shkruar Tahiri. /Nacionale/

Read Previous

Ish-ambasadori i Holandës: Ne e detyruam Thaçin t’ia vendoste lakun vetes, ndihem shumë keq për këtë

Read Next

Mediumi gjerman kritikon vendimin e Hagës: Thaçi 25 vjet, ndërsa zyrtarë serbë të dënuar për krime kundër njerëzimit morën dënime më të ulëta