Tërmet në Itali, qytetarët dalin në rrugë në Napoli

epa10885261 A cordoned off area is seen in Naples after minor damage was caused by an earthquake, Italy, 27 September 2023. An earthquake swarm is underway in the Campi Flegrei area, near Naples. The strongest tremor was of magnitude 4.2, occurred at 3:35 am and was clearly felt in some neighborhoods of the Neapolitan capital. The hypocenter was located at approximately 3 km. EPA/CIRO FUSCO

Lëkundje tërmeti me magnitudë 4 të shkallës rihter janë regjistruar mëngjesin e së shtunës pranë Napolit në Itali.

Mediat italiane raportojnë se banorët e Napolit janë zgjuar të frikësuar, ndërsa shumë kanë dalë në rrugë si pasojë e frikës për ndonjë lëkundje edhe më të fortë. Tërmeti ka qenë me epiqendër në zonën e Campi Flegrei, ndërsa ka pasur një thellësi vetëm prej 3 kilometrash.

“Goditja e mëngjesit të sotëm ishte e fortë. Ne kemi marrë menjëherë masat siç bëjmë zakonisht së bashku me Mbrojtjen Civile në të tilla raste. Për momentin nuk kemi raportime për të lënduar”, ka thënë kryebashkiaku i Pozzuoli, aty ku janë ndjerë më shumë lëkundjet.

Pas tërmetit të parë janë regjistruar edhe dy lëkundje të tjera më të lehta./a2news/

Read Previous

​Turqia goditet nga tërmeti

Read Next

Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona