Ten Hag përballet menjëherë me shkarkim

Situata rreth Erik ten Hagut te Bayer Leverkuseni po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Tekniku holandez po përballet me kritika të shumta, duke përfshirë ato brenda klubit. Klubi po refuzon që ta përkrah publikisht trajnerin dhe këto janë sinjale të qarta kundër 55-vjeçarit, ka shkruar “Kicker” të dielën.

Te nënkampioni gjerman tashmë ndiejnë se kanë gabuar me Ten Hagun, shkruan gazeta e madhe gjermane.

Ish-trajneri i Manchester Unitedit erdhi si zëvendësues i Xabi Alonsos. Nga Leverkuseni janë larguar lojtarët më të rëndësishëm.

Leverkuseni në xhiron e parë të Bundesligës pësoi 2:1 nga Hoffenheimi. Të shtunën luajti 3:3 me Werder Bremenin, ndonëse kishte një lojtar më shumë prej minutës së 63-të dhe kishte epërsi 2:0 e 3:1.

Në Gjermani po rriten zërat për një shkarkim të menjëhershëm të Ten Hagut./koha.net

Read Previous

Shefja e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së zbulon aksidentalisht emrin e një agjente të fshehtë të CIA-s

Read Next

WhatsApp teston heqjen e lajmeve të rreme me anë të IA-së