Ten Hag gati për të lejuar largimin e gjashtë yjeve nga Man Utd

Klubi i madh anglez, Manchester United mund të jetë i vendosur për një rishikim të madh në fund të këtij sezoni, ku gjashtë emra të mëdhenj mund të largohen.

Menaxheri Erik ten Hag është i vendosur të ri-formësojë skuadrën sipas imazhit të tij, siç filloi të bënte verën e kaluar.

Holandezi ishte i zemëruar me ekipin e tij për kapitullimin e tyre të butë kundër Newcastle United në një humbje 2-0 në Ligën Premier në fundjavë dhe e di se ndryshimet janë të pashmangshme.

Sipas mediumit Manchester Evening News, Jadon Sancho është ndër ata që mund të largohen gjatë afatit kalimtar të verës.

Sancho dhe McTominay janë dy nga emrat më të mëdhenj

Ten Hag po bëhet i paduruar me Sanchon, i cili nuk ka prodhuar asgjë pavarësisht se ka pasur shanse të shumta këtë sezon.Reklama

Ky medium shton se lojtarët tjerë si Phil Jones, Harry Maguire, Axel Tuanzebe, Erik Bailly dhe Scott McTominay mund të largohen gjithashtu. /Telegrafi/

Read Previous

Çfarë mund të ndodhë në muajt në vijim me Donald Trump?

Read Next

FMN: Mosmarrëveshjet mes SHBA-së dhe Kinës mund të çojë në recesion global