Të vegjëlit i këndojnë flamurit

Kush më bukur se këta fëmijë të vegjël do të sjellin frymën e festave të Nëntorit. Nën tingujt e bukur të këngës shqipe me veshje kombëtare e flamuj në duar ata nisën programin e larmishëm për nderë të 28 Nëntorit.  Fëmijet e Institucionit Parashkollor “Ganimete Tërbeshi” me ndihmën e edukatoreve tejet të përkushtuara arritën të na sjellin momentet më të bukura të kësaj feste duke sjellë performance të bukura plot emocian nga kjo grupmoshë kaq e vogël.

Është kënaqësi të punosh me këta fëmijë dhe të organizosh programe të tillë përkundër vështirësisë së moshës së tyre të vogël. Ata janë të talentuar dhe shumë të përkushtuar në çdo aktivitet të kopshtit, kështu u shpreh edukatorja e këtij institucioni Jeta Parashumti-Lluka

Festa vazhdoi dhe të vegjëlit këtu këngen e vallen nuk e ndalen, duke treguar më së miri që po rriten në frymen e atdhedashurisë dhe festat kombëtare do të kenë rëndësi të veçantë çdo herë për ta.

Read Previous

Gembi Xërxa hap ekspozitën “TOKEQJELL”

Read Next

Presidenti Biden uron shqiptarët për 28 Nëntorin