Të paktën 146 persona të vdekur nga rrëmuja në Seul të Koresë së Jugut – numri mund të rritet

Të paktën 146 persona kanë humbur jetën pas një rrëmuje në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, sipas autoriteteve lokale të zjarrfikësve.

Viktimat u shtypën nga një turmë e madhe që po shtynte përpara në një rrugë të ngushtë gjatë festimeve të Halloween-it pranë hotelit Hamilton në zonën Itaewon.

Pamjet në mediat sociale treguan shumë viktima të shtrirë në rrugë derisa punëtorët nga shërbimet e urgjencës kryenin CPR tek ata në përpjekje për t’i këndellur.

Choi Seong-beom, shefi i departamentit të zjarrit Yongsan të Seulit, tha se numri i të vdekurve mund të rritet, me 150 persona të lënduar dhe një numër prej tyre në gjendje kritike në spital.

Shumica e trupave janë dërguar në spitale, ndërsa pjesa tjetër po dërgohen në një palestër aty pranë në mënyrë që të mund të identifikohen, shtoi ai.

Më shumë se 800 personel të shërbimeve të urgjencës u vendosën në rrugë për të trajtuar të lënduarit, duke përfshirë të gjithë personelin në dispozicion në Seul. /Telegrafi/

Read Previous

Parashikimi i motit

Read Next

KB “Bashkimi” e mposht KB “Vëllaznimin”