Të mërkurën luhen gjysmëfinalet e para në Kupën e Kosovës

Këtë të mërkure do të luhen dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Kampioni në fuqi, Llapi e pret Gjilanin, në “Zahir Pajaziti”, me fillim nga ora 15:00.

Ndërsa në takimin tjetër, Prishtina i shkon Vushtrrisë.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Ferki Aliu”, me fillim gjithashtu nga ora 15:00.

Ndërkohë, në dy edicionet e fundit Llapi e ka fituar Kupën e Kosovës, teksa Prishtina e ka fituar më së shumti herë, 7.

Ndryshe, takimet e kthimit do të luhen me 19 prill.

/Klankosova.tv/

Read Previous

Bëhet ekzekutimi i pagesës për 500 punëtorët e parë të angazhuar përmes ‘Super Puna’

Read Next

Rama: Mosmarrëveshjet e mëdha me Serbinë i kemi kur flitet për Kosovën