Lewandowski përshëndetët me shokët e skuadrës tek Bayern Munich

Tashmë është bërë e qartë se Bayern Munichu e ka pranuar ofertën prej 50 milionë euro plus pesë milionë bonus për të lënë Robert Lewandowskin që t’i bashkohet Barcelonës.

Me një vit kontratë të mbetur te Bavarezët, sulmuesi polak po i bashkohet gjigantit katalanas, duke testuar vetën në La Liga.

Lewandowski më në fund po e realizon dëshirën e tij që të kalojë në “Camp Nou”, pasi ka muaj që i ka bërë me dije Bayernit se nuk do të nënshkruajë marrëveshje të re.

Nën presionin e tij, kampioni i Bundesligës me pa dëshirë u dashtë që të pranonte largimin e polakut në drejtim të Barcelonës.

Dy klubet tashmë kanë arritur marrëveshje të plotë, ndërsa Lewandowski u ka thënë lamtumirë të gjithë bashkëlojtarëve të tij te skuadra.

Ai pritet që të niset sot (e shtunë) për në Barcelonë për t’i kryer testet mjekësore, të zyrtarizohet kalimi i tij, por prezantimi me gjasë do të bëhet të hënën e javës që po vije. /Telegrafi/

Read Previous

Në një test të ri, Facebook u lejon përdoruesve të kenë deri në pesë llogari

Read Next

G20 Synon të parandalojnë krizën energjetike dhe atë ushqimore