Szunyog viziton Galerinë Kombëtare, flet për mbështetje në kulturë

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog ka vizituar hapësirat e Galerisë Kombëtare të Kosovës dhe ekspozitat aktuale.

“Të shijosh artin është gjithmonë një pushim i mirëpritur gjatë një jave të ngarkuar si kjo”, ka shkruar ai.

Ai ka përmendur se në GKK është pritur nga Alisa Gojani–Berisha, teksa ka parë veprat ka folur edhe për mbështetjen për aktivitete kulturore.

“Ne folëm edhe për mbështetjen e Shtëpisë së Evropës për aktivitete kulturore në Kosovë”, ka shkruar shefi i zyrës së BE-së. /RTK/

Read Previous

Kusari-Lila: Progresi për anëtarësim në Këshill të Evropës duhet të realizohet në 2-3 muajt e ardhshëm

Read Next

Roth: E pakuptueshme që SHBA vendos kushte shtesë për anëtarësimin e Kosovës në KiE