Szunyog: Kosova i përket BE-së, marrëdhëniet tona vetëm do thellohen

Mbrëmë, zyra e BE-së në Kosovë organizoi një takim joformal veror, gjatë së cilës shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, deklaroi se Kosova i përket BE-së.

Me atë rast, Szunyog falënderoi përfaqësuesit e mediave të Kosovës dhe përfaqësuesit e vendeve evropiane dhe EULEX-it për praninë e tyre.

”Kjo është një mundësi e mirë për të shkëmbyer mendime për tema dhe ngjarje të ndryshme që kanë të bëjnë me Kosovën dhe rajonin”, tha Szunyog.

Szunyog vuri në dukje se BE-ja mbetet një partner i besueshëm i Kosovës, njoftoi Zyra e BE-së në facebook.

“BE është ofruesi më i madh i ndihmës financiare dhe partneri më i madh tregtar. Kosova i përket BE-së dhe marrëdhëniet tona vetëm do të vazhdojnë të rriten dhe thellohen”.

/KlanKosova/

Read Previous

Elon Musk thotë se po e blenë Manchester Unitedin

Read Next

Biden nënshkruan ligjin për taksat, kujdesin shëndetësor dhe klimën