Superliga e Kosovës në futboll nis sot me dy ndeshje

Elita e futbollit kosovar nis nga sot, me dy ndeshje të bukur në program.

Në ndeshjen e parë, Dukagjini e pret në Klinë Malishevën, teksa Prishtina e pret Feronikelin 74, që u inkuadrua këtë sezon në Superligë.

Në planprogram ishte edhe një ballafaqim tjetër, Fushë Kosova me Gjilanin, por është shtyrë, për shkak të gjendjes që është krijuar te klubi gjilanas.

Në ditën e nesërsme, kampioni aktual, Ballkani i shkon Lirisë dhe Drita e pret në shtëpi Llapin.

Të gjitha ndeshjet e këtij vikendi zhvillohen nga ora 17:00.

/eo/

Read Previous

Rritet në 67 numri i të vdekurve nga zjarr në Maui të Hawaii

Read Next

Manchester City nis mbrojtjen e titullit në Premier Ligë me fitore bindëse ndaj Burnleyt