Superkompjuteri parashikon tabelën përfundimtare të Premier Ligës angleze

Një superkompjuter ka parashikuar renditjen përfundimtare të Premier Ligës angleze.

BETSiE, sistemi parashikues, ka mbledhur të gjitha numrat dhe statistikat pas përfundimit të raundit të fundit të ndeshjeve.

Sipas simulimit që u bë, Manchester City do të fitojë titullin për herën e pestë radhazi me 84.5 pikë, e ndjekur nga Arsenali me 76.6 pikë dhe Liverpooli me 75.4 pikë.

Chelsea parashikohet që të përfundojë në pozitën e katërt me 67.3 pikë, me një diferencë të vogël në krahasim me Manchester United.

Aston Villa pritet që të përfundojë e gjashta me 63.0 pikë, ndërsa Tottenhami do ta sigurojë vendin e shtatë.

Top 6 e renditur sipas super kompjuterit:

1.Manchester City (84.5 pikë)

2.Arsenal (76.6 pikë)

3.Liverpool (75.4 pikë)

4.Chelsea (67.3 pikë)

5.Manchester United (64.0 pikë)

6. Aston Villa (63.0 pikë)

Superkompjuteri po ashtu ka parashikuar se Leicester City, Southamptoni dhe Ipswich Town do të bien në Championship. /Telegrafi/

Read Previous

Importi në Kosovë arrin shifra rekorde

Read Next

KQZ: Vazhdon periudha për aplikim të subjekteve politike për certifikim