Sulmohet stacioni i Policisë, vriten 11 policë

Njëmbëdhjetë policë janë vrarë dhe një numër akoma i pakonfirmuar janë plagosur pasi një stacion policie u sulmua në Iran. 

Siç raportoi televizioni shtetëror, sulmi kishte ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në jugperëndim të Teheranit.

“Policia vrau disa nga sulmuesit në një shkëmbim zjarri”, tha zëvendësguvernatori Ali Reza Marhemati.

Siç pretendohet, sulmi është kryer nga një grup separatist i myslimanëve sunitë, Jaish al-Adl, raporton tutje televizioni shtetëror.

Ndryshe, në vitin 2019, ky grup kishte marrë përgjegjësinë për një sulm vetëvrasës me bombë në një autobus ku mbetën të vrarë disa anëtarë të forcave të Gardës Revolucionare të Iranit./Sinjali/

Read Previous

Raci: Serbia tregohet destruktive duke u tërhequr nga ajo që ka pranuar në procesin e dialogut

Read Next

Udhëtimi pa viza nga 1 janari, sa para duhet të keni me vete, cilat dokumente dhe sa afat duhet të ketë pasaporta?