Sulmohet Policia e Kosovës dhe KFOR-i në Leposaviq

Një person i ka sulmuar me shishe xhami automjetet zyrtare të Policisë së Kosovës dhe të KFOR-it në Leposaviqit, të hënën në orën 04:05.

Policia njoftoi se gjatë patrullimit të përbashkët me KFOR-in, në fshatin Miokovicë, një person ka bllokuar rrugën me një veturë të tipit ‘Seat’.

I dyshuari më pas ka ikur, por Policia dhe KFOR-i e kanë identifikuar shtëpinë e të dyshuarit dhe më pas e kanë arrestuar. Gjatë kontrollit të shtëpisë, të dyshuarit i është gjetur një xhaketë e ushtrisë me emblemë serbe.

“Vetura me të cilën është bllokuar rruga është sekuestruar, i dyshuari pas intervistimit nga njësia kompetente e hetimeve është liruar në procedurë të rregullt, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, thuhet në njoftimin policor./21Media

Read Previous

Tragjedia e familjes Arrazi, qytetarët hedhin lule nga ura e lumit Buna

Read Next

Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj dy rusëve që u ndaluan në Jarinje