Sulm me armë në ShBA, 5 të vrarë mes tyre një oficer policie

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Karolinën e Veriut, në juglindje të Shteteve të Bashkuara, ku një i ri ka vrarë 5 persona duke përfshirë një oficer policie, sipas mediave amerikane.

Gjithashtu dy persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa autori është arrestuar pas disa orësh.

Shtetet e Bashkuara po paguajnë një çmim shumë të rëndë për përhapjen e armëve të zjarrit dhe lehtësinë me të cilën amerikanët mund të kenë akses.

Armët e zjarrit shkaktojnë mesatarisht rreth 40,000 viktima në vit në SHBA, përfshirë vetëvrasjet, sipas uebsajtit të specializuar Gun Violence Archive. Rreth 49,000 njerëz u vranë në 2021, në krahasim me 45,000 në 2020.

/abcnews.al

Read Previous

​Tetë vite nga droni shqiptar në Beograd

Read Next

​18 vite nga tragjedia e maturantëve të Malishevës