Studimi thotë se njerëzit që kanë kaluar Covidin, s’janë prioritet për t’u vaksinuar për momentin

Një studim i ri nga Klinika Cleveland në Ohio ka arritur në përfundimin se njerëzit që e kanë kaluar Covidin mund të mos përfitojnë domosdoshmërisht nga vaksinimi.

Studimi tregon se nga një grup i madh i punonjësve të kujdesit shëndetësor, kishte gati 0 raste të infeksionit SARS-CoV-2 midis njerëzve që:
– ishin infektuar me Covid dhe ishin të pavaksinuar
– ishin infektuar me Covid dhe ishin vaksinuar
– nuk ishin infektuar asnjëherë me Covid dhe u vaksinuan

Sidoqoftë, studimi vuri re se kishte një rritje të qëndrueshme të rasteve midis njerëzve të pavaksinuar që nuk ishin infektuar kurrë më parë.

Sipas studiuesve, zbulimet sugjerojnë se infeksioni siguron imunitet të ngjashëm me vaksinimin. Prandaj, njerëzit që nuk e kanë kaluar Covidin mund të vendosen në përparësi për vaksinimin.

Ekspertët thonë se nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar se sa zgjat imuniteti pas Covidit. Derisa të kemi ato të dhëna, disa specialistë të sëmundjeve infektive po rekomandojnë që njerëzit që janë infektuar më parë me Covid, të kryejnë një dozë vaksine.

Read Previous

Omega 3 anti-kancer, kryhen studime te minjtë

Read Next

Moti sot