Studentët për të disatën herë po kërkojnë largimin e Krasniqit, bllokojnë sallën koncertale në UP

Dyert e sallës koncertale të Universitetit të Prishtinës janë bllokuar nga brenda nga studentët, të cilët kësisoj kanë pamundësuar daljen nga kjo sallë të Këshillit të Etikës si dhe profesorit të akuzuar për ngacmim seksual, Xhevat Krasniqi.

“Ngacmuesit seksual jashtë UP-së”, “Xhevat Krasniqi jashtë UP-së”, janë thirrjet e studentëve.

Pjesëtarë të policisë ishin të pranishëm dhe më pas dolën nga salla.

Me gjithë kërkesën për përjashtim apo suspendim të profesorit Krasniqi nga lëvizja feministe studentore, asnjeri nga anëtarët e Këshillit të Etikës nuk po deklarohet lidhur me këto kërkesa./rtklive

Read Previous

Organizata “Shqiptaria” i reagon ASK-së: Qytetarëve t’u lejohet të zgjedhin religjionin që besojnë

Read Next

VV-ja kërkon përkrahje nga opozita për votimin e 13 marrëveshjeve ndërkombëtare të enjten