Spektakël basketbolli mbarëshqiptar në Vlorë

Liga Unike do të mbahet për herë të parë në qytetin e bukur dhe historik, Vlorë.

Nga 27 deri më 31 mars, pritet spektakël i basketbollit mbarëshqiptarë, ku përballen katër skuadra nga Kosova dhe katër nga Shqipëria.

Në çerekfinale do të përballen Trepça me Kamzën, derisa Tirana Neptun do të përballet me Golden Eagle Yllin, kurse në ditën e dytë çerekfinale do të ndeshen Peja me Teutën e Durrësit dhe Besëlidhja me Sigal Prishtinën.

Në gjysmëfinalen e parë do të përballen fituesi i ndeshjes Peja-Teuta me fituesin e ndeshjes Tirana Neptun-Golden Eagle Ylli, kurse në gjysmëfinalen e dytë do të përballen fituesi i ndeshjes Trepça-Kamza me fituesin e ndeshjes Besëlidhja-Sigal Prishtina.

Të premten do të zhvillohen dy ndeshjet gjysmëfinale, kurse të dielën është sfida për vendin e tretë dhe finalja.

Orari

27 mars

16:00 Trepça-Kamza

19:00 Tirana Neptun-Golden Eagle Ylli

28 mars

16:00 Peja-Teuta

19:00 Besëlidhja-Sigal Prishtina

29 mars

16:00 Gjysmëfinalja 1 (Peja/Teuta vs Tirana Neptun-Golden Eagle Ylli)

19:00 Gjysmëfinalja 2 (Trepça-Kamza vs Besëlidhja-Sigal Prishtina)

31 mars

16:00 Ndeshja për vendin e tretë

19:00 Finalja /rtklive

Read Previous

Cili është roli i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në të cilën avancoi Kosova?

Read Next

Miqësorja Suedi-Shqipëri, “Tifozat Kuqezi” bëjnë njoftimin e rëndësishëm