Specialja e dënon me 18 vjet burgim Pjetër Shalën

Ish-komandanti i UÇK-së, Pjetër Shala, është shpallur fajtor nga Gjykata Speciale e Hagës. Ai u dënua me 18-vjet burgim duke llogaritur edhe pjesën e paraburgimit.

Kryetarja e Trupit Gjykues në rastin e Pjetër Shalës, Mappie Feldt Foglia, ka thënë se ish-komandanti i UÇK-së është dënuar për tri vepra penale, si ndalim arbitrar, torturë si krim lufte, dhe vrasje të paligjshme si krim lufte.

Ajo ka treguar edhe dënimin me burgim për secilën vepër penale.

“Duke qenë se jeni shpallur fajtor për më shumë se një vepër penale, Trupi Gjykues ka përcaktuar veprimet si në vijim: dënim me gjashtë vjet burgim për pikën ndalim arbitrar, dënim me 16-vjet burgim të krimit të torturës, dhe dënim me 18-vjet burgim pika tre për pikën vrasje e paligjshme, Trupi Gjykues ju dënon me 18-vjet burgim të njësuar edhe në tgë cilën llogaritet koha e kaluar në paraburgim”, ka thënë Mappie Feldt Foglia, kryetarja e Trupit Gjykues.

Shala është shpallur i pafajshëm në veprën penale trajtim mizor. /Klankosova.tv

Read Previous

KFOR-i thekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme

Read Next

Oficerët e FSK-së vlerësohen në trajnime specialistike të Turqisë