Spalletti ishte afër ta linte Edon Zhegrovën në tribuna për tërë sezonin

Trajneri Luciano Spalletti ishte afër të merrte një vendim të rëndë për ta lënë Edon Zhegrovën në tribuna gjatë tërë sezonit 2026/27.

Juventusi provoi deri vonë që ta shiste Zhegrovën, duke e ofruar të disa skuadra, megjithatë në fund asnjë marrëveshje nuk u kompletua mes tri palëve, kësisoj ylli i Kosovës qëndroi në Torino.

Gazetari Fabrizio Romano ka zbuluar disa detaje të reja, ku sipas tij – Spalletti ishte i vendosur se nuk e do më Zhegrovën dhe konsideroi ta përjashtonte.

“Spalletti edhe konsideroi ta linte Zhegrovën në tribunë për fillimin e muajit shtator, duke e përjashtuar nga të gjitha listat dhe lënë jashtë fushës për pjesën e mbetur të sezonit”.

“Zhegrova ishte në shitje deri në javën e parë të shtatorit, por asgjë nuk ndodhi dhe ai qëndroi pavarësisht se u përjashtua nga lista e Ligës së Evropës”, tha ai.

Megjithatë, Zhegrova ka arritur të lërë gjurmë në përballjen e fundit ndaj Sassuolos, ku realizoi dy gola të bukur ndaj Aro Muric.

Përndryshe, ende mbetet e paqartë se si do të reagojë Spalletti me Zhegrovën dhe nëse do t’i jep më shumë minutazhë në kampionatin italian./Telegrafi/

Read Previous

24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje

Read Next

Ish-shefi i CIA-s dhe Boris Johnson shpëtojnë “për një fije”