Sot u mbajt gara e çiklizmit “Kupa e Gjakovës” në disiplinën mountain bike

Klubi i Çiklizmit ,”Gjakova 137″ në bashkëpunim me Federatën e Çiklizmit të Kosovës ka mbajtur sot garën ‘’Kupa e Gjakovës’’ në disiplinën Mountain bike. Në këtë garë morrën pjesë rreth 40 çiklist dhe pas 3 orëve garë në një terren të vështirë dhe plot adrenalinë fitues doli Alban Delija cili arriti të përshkoi i pari 10 xhiro me gjithsej 24 km

Sekretari i klubit të çiklizmit ‘’Gjakova 137’’ Nijazi Berisha, u shpreh se këtë vit zgjodhën një terren më të vështirë për të sfiduar sportistët pjesmarrës

Çiklistja, Nita Latifi e cila morri pjesë në kategorinë e femrave me gjithsej 15 km, tha se është hera parë që ka zgjedhur të marrë pjesë në dispilinën Mountain bike

Gjatë garës patë edhe çiklistë të lënduar ku më pas morrën trajtimin e duhur nga ekipet mobile që u gjenden aty gjatë gjithë kohës. Ndërkaq fare në fund pjesmarrësve ju ndanë edhe mirënjohje.

Read Previous

Gashi: Përdorimi i tepërt i teknologjisë, më shumë dëm sesa dobi

Read Next

Kurti e Latifi u pritën në takim nga drejtuesit e New York Medical College