Sot mot me diell, në fundjavë temperaturat deri në 25 gradë

Foto: Vullnet Nixha

Sot në vendin tonë do të mbajë mot me intervale me diell, por nuk përjashtohen mundësitë edhe për riga lokale shiu.

Sipas njoftimit të Prishtina Weather, temperaturat minimale do luhaten prej 9 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet do ngriten ndjeshëm prej 19 deri në 21 gradë Celsius.

Mot më i ngrohtë parashihet për ditën e shtunë, ku temperaturat maksimale arrijnë deri në 25 gradë Celsius.

Nga dita e diel mot i ndryshueshëm, me diell e vranësira, ndërsa orëve të pasdites me zhvillime të rrebesheve me bubullima. Temperaturat maksimale jo shumë të larta, përreth 19 e 21 gradë Celsius./Sinjali/

Read Previous

104 mjekë u larguan nga Kosova gjatë 4 muajve

Read Next

Sot bëhet betimi i kryetarit të ri në veri të Mitrovicës – deklarata e ambasadorit amerikan, QUINT-it dhe biseda telefonike e Kurtit me këshilltarin Chollet