Sot luhen dy ndeshje interesante në Ligën e Kampionëve, vëmendja në Paris

Sot (e mërkure) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje në kuadër të fazës çerekfinale të Ligën e Kampionëve.

Pas dy ndeshjeve spektakolare ditën e martë ku Real Madrid dhe Man City luajtën baras 3-3 dhe në barazim përfundoi edhe sfida Arsenal – Bayern Munich 2-2, sot do të zhvillohen dy sfida të tjera.

Padyshim që vëmendja kryesore e adhuruesve të futbollit do të jetë në Parc de Princes, ku Paris Saint Germain pret Barcelonën në ndeshjen e parë çerekfinale.

Sfida tjetër e ditës së sotme do të zhvillohet në kryeqytetin e Spanjës, Madrid.

Atletico Madrid do të jetë nikoqir i Borussia Dortmundit në ndeshjen e parë në Wanda Metropolitano.

Të dyja sfidat e ditës së sotme në Ligën e Kampionëve fillojnë nga ora 21:00. /Telegrafi/ 

Read Previous

Ja sa gjoba u shqiptuan nga policia për 24 orë

Read Next

Zbulohen çmimet marramendëse të biletave për finalen e Ligës së Kampionëve