Sot do të mbajë mbledhje Qeveria Kurti, paralajmërohet shkarkimi i një bordi

Qeveria Kurti sot do të mbajë mbledhjen e nëntë të saj. Mbledhja është paralajmëruar në orën 14:00 në sallën P-31 të Qeverisë së Kosovës.

Në këtë mbledhje do të merret vendim për anulimin e propozimit të Qeverisë Hoti për emërimin e anëtarëve të Bordit në Autoritetin Rregullativ për Komunikimet Elektronike dhe Postare, raporton indeksonline.

Qeveria Hoti kishte propozuar në dhjetor të vitit të kaluar pesë emra, Bahri Anadollin për kryetar, ndërsa për anëtar ishin propozuar Hazir Hajdari, Mark Buzhala, Iliriana Berisha e Faruk Rexhaj./eo/

Read Previous

Lulzim Basha: PS ka humbur thellë

Read Next

Trupat amerikane zbarkojnë në Shqipëri