Aksidentohet një kamion me një veturë në Gjakovë, lëndohet një person
La Liga, një nga ligat më atraktive në futbollin evropian, vjen sonte me ndeshjen më të madh të këtij sezoni.
Dy rivalët e përbetuar, Real Madrid dhe Barcelona, do të përplasen në ‘Bernabeu’ në sfidën e njohur prej vitesh si ‘El Clasico’.
Duelet mes ‘Los Blancos’ dhe katalonasve, gjithnjë sjellin sfida drithëruese, e një e tillë parashikohet të luhet edhe sonte në kryeqytetin e Spanjës.
Të besuarit e Carlo Ancelottit në këtë ndeshje hyjnë me avantazhin prej tetë pikësh, ndërsa për skuadrën e Xavi Hernandez kjo ndeshje është më e rëndësishme pas eliminimit nga Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampionëve.
La Liga është trofeu i vetëm që ende është në lojë për ‘Blaugranat’, pavarësisht diferencës prej tetë pikësh nga madrilenët.
Derbi më i madh spanjoll mes Real Madridit dhe Barcelonës fillon në orën 21:00./rtklive