Sondazhi: Shanset për fitoren e Sunak në zgjedhje janë të pakta

Rishi Sunak po kalon një periudhë shumë të vështirë. Sipas sondazheve, shanset e konservatorëve të kryeministrit britanik për të kthyer lojën dhe për të fituar zgjedhjet e përgjithshme janë 1%.

Sunak po përgatitet për provën e tij më të vështirë që nga marrja e detyrës si konservatorë në zgjedhjet lokale më 2 maj, kur partia e tij pritet të pësojë humbje masive për shkak të shqetësimit të elektoratit me konservatorët, kostos së lartë të jetesës dhe shkurtimeve të fondeve.

Ndërkohë, sondazhi i fundit nga Collin Ratings ka treguar se humbjet e konservatorëve në zgjedhjet lokale janë “të pashmangshme”.

Edhe disa deputetë konservatorë kanë paralajmëruar se një performancë e dobët në përballjen e majit mund të shkaktojë një ndryshim të ri lidershipi në parti ose ta shtyjë kryeministrin të mbajë zgjedhje të përgjithshme të parakohshme. /abcnews.al

Read Previous

Aliu: E kam vetëm një kontratë njëburimore, jemi të hapur për hetim

Read Next

Holanda në kërkim të 11 rakunëve të arratisur nga kopshti zoologjik