Si prodhohet djathi, një ndër specialitetet e Qumështores Gexha
Trajneri i Liverpool, Arne Slot, ka deklaruar se nuk do të ketë ndryshime në skuadër për përballjet e dyfishta me Wolverhampton Wanderers këtë javë.
“Është normale të luash tri ndeshje brenda shtatë ditëve për ne. Është një sfidë të përballesh me të njëjtin ekip dy herë brenda pak ditësh, por më pëlqen kjo situatë. Në Champions League, kur ndeshesh sërish me të njëjtin kundërshtar pas pak ditësh, mund të ndryshosh mënyrën e lojës së skuadrës. Por ne (Liverpool dhe Wolves) e njohim shumë mirë njëri-tjetrin, kështu që nuk shoh ndonjë diferencë midis të luajturit dy herë brenda pak ditësh apo me një distancë më të madhe kohore”, tha Slot.
Liverpooli shkon në ‘Molineux Stadium’ për ndeshjen e Premier League para se të përballet përsëri me Wolves në kuadër të raundit të pestë të FA Cup të premten.
Slot vlerësoi edhe formën e Wolves.
“Wolves po performojnë shumë më mirë sesa tregojnë rezultatet. Gjatë gjithë sezonit, ata rrallë janë mundur me diferencë të madhe golash. Së fundmi po grumbullojnë pikë dhe fituan ndaj Aston Villa. Do të jetë një ndeshje e vështirë nesër”, përfundoi trajneri i Liverpoolit. /RTKLive